FIER - Dhjetra banorë të Patosit dhe komunës Portëz në rrethin e Fierit kanë bllokuar mesditën e sotme aksin nacional Fier-Ballsh në shenjë proteste kundër firmës “Trans Oil” që operon në nxjerrjen e naftës në këtë zonë.

Sipas protestuesve kompnaia në fjalë nuk respekton kontratën sa i përket nivelit të ndotjes të shkaktuar nga kjo firmë, nivel që sipas banorëve është tepër i lartë.

Banorët i kërkojnë njësive vendore të marrin masa për këtë problem pasi në të kundërt protestat do të përshkallëzohen.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)