Në prag të fillimvitit të ri shkollor, në qytetin e Fierit ka nisur rikonstruksioni I disa shkollave. Shkolla 9- vjecare "Jani Bakalli" është shkolla e dytë që do t'i nënështrohet rikonstruksionit total pas asaj "Andon Xoxa". Aktualisht është siguruar financimi prej Fondit të Zhvillimit të Rajoneve në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, që për këtë shkollë shkon në vlerën prej 22 107 249 lekësh. Proçesi është në fazën e tenderimit dhe brenda muajit shtator mendohet të jetë shpallur firma zbatuese e projektit dhe të ketë nisur puna, qe pritet të përfundojë në fund të këtij viti. /ATSH/