FIER – Një 41-vjeçar është gjetur nga kalimtarët i shtrirë për tokë pasi ishte i plagosur me thikë.
I plagosuri është Mondi Nazerja, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Patos.
41-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit dhe është futur në sallën e operacionit.
Policia po heton ngjarjen, ndërsa mjekët konfirmojnë se bëhet fjalë për goditje me thikë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)










