Pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, janë përplasur dy automjete dhe për pasojë janë plagosur dy persona, të cilën fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident janë përfshirë një makinë tip “Opel” dhe një makinë tip “Vokswagen” dhe njëri nga të plagosurit kanë mbetur Arshi Liçi, 54-vjeç dhe F. G., 34-vjeç.

Të dy të plagosurit, njëri banues në Fier dhe tjetri në Tepelenë kanë qenë pasagjerë në automjetet e përplasura.

Fier- Informacion paraprak
Në datën 06.02.2018, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin G.H, është përplasur me mjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin G.M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier pasagjerët, shtetasi A.L, 54 vjeç, banues në Tepelenë dhe shtetasi F.G, 34 vjeç, banues në Fier.

Shtetasit e dëmtuar ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Er.K/Shqiptarja.com