Një fëmijë ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së një motori me një makinë.
Gjatë pasdites së dy ditëve më parë, 60 vjeçari Agim Myrdini, duke drejtuar motorin “Lançino”, i pa pajisur me leje drejtimi, është përplasur me makinën tip “BMW”, që drejtohej nga 26 vjeçari E.M., në lagjen “15 Tetori” të Fierit.
Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar pasagjeri i motorit, 12 vjeçari M.Myrdini, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut. 60 vjeçari u arrestua nga policia i akuzuar për “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com