Policia e Fierit ka parandaluar një vrasje. Uniformat blu të këtij qyteti kanë mundur të arrestojnë dy persona Ilirjan Panahori 27 vjeç dhe Meleq Isufaj 25 vjeç, banues në Kurjan të Fierit.
Sipas policisë dy të arrestuarit dyshohen se do bënin një vrasje në qytetin e Fierit, e ndërsa ata janë perosna me precedentë penal.
Panahori ka vuajtur 7 vite burg në shtetin grek për vepren penale grabitje me armë.
27-vjeçari gjatë vuajtjes së dënimit në burgun grek ka pasur konflikte me një shtetas tjetër edhe ky në burg, me inicialet B.N. Ky dhe ky i fundit dyshohet se ka qënë objektiv për t’u vrarë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip ‘Ford; , një armë zjarri automatike, me dy krehëra, 43 fishekë, dy maska, letër natriban , 4 telefona dhe litar nejlon. Policia po punon për zbadhjen e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com