FIER - Një kalimtar 44-vjeçar gjeti vdekjen pasditen e së hënës, pasi u përplas nga një automjet. Aksidenti ndodhi në fshatin Petovë të Fierit. Sipas bashkëshortes së viktimës Arben Koçi ka qenë duke lëvizur në rrugë me bagëtitë, kur një makina ngjyrë blu e ka goditur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia arrestoi këtë të martë 48-vjeçarin Pajtim Kaja me banim në fshatin Mbrostar. Kaja u vu në pranga pasi u identifikua si personi që përplasi për vdekje kalimtarin. Policia thotë se 48-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit të rëndë. 
 
Arben Koçi ndërroi jetë në sallën kirurgjikale të Spitalit të Fierit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)