FIER- Një 24-vjeçar nga fshati Mbrostar i Fierit, është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në qendër të fshatit.
 
I plagosuri është shtetasi, Artur Meçe, ndërsa ai është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal të qytetit të Fierit.
 
I plagosuri ndodhet në kujdesin intensiv të bluzave të bardha, ndërsa këto të fundit bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Ende nuk dihet autori i plagosjes i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia e Fierit ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)