Fier/ Plagosi me 4 goditje thike shokun e klasës, Gjykata lë në burg gjimnazistin 17-vjeçar: Jam në ankth, s'jam në gjendje të flas (VIDEO)

Fier- Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj adoleshentit me inicialet B.D., i cili mëngjesin e ditës së premte (13 Dhjetor), në ambientet e brendshme të shkollës, goditi 4 herë me mjet prerës shokun e klasës në gjimnazin “Mustafa Hoxha”, në Cakran, pas një konflikti të çastit.

Makinat e policisë dhe togës së shoqërimit u panë sot (16 Dhjetor) teksa i afroheshin godinës, ndërsa masa pritet me dyer të mbyllura, edhe për shkak të moshës së të dyshuarit.

Avokati Toto Avdiaj ka kërkuar masë të zbutur, arrest në shtëpi, duke marrë në konsideratë rrethanat e ngjarjes dhe të klientit të tij. Por gjykata ka vendosur “arrest me burg”.

I mituri nuk ka folur në seancë për dinamikën dhe motivet, por ka thënë vetëm:

“Nuk jam në gjendje të flas, jam në ankth!”.

Nxënësi i mitur ra në prangat e policisë dy ditë më parë (14 Dhjetor) dhe është arrestuar nga blutë e Fierit me akuzën “vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”. Autori i dyshuar del  para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarja e gatshme për të mitur Klodiana Kryeziu, dhe Prokurore Oliana Gjergjefi, e cila ishte e pranishme në shkollë edhe ditën e ngjarjes dhe në deklaratën për media ka pohuar se ngjarja është shumë e rëndë, por ka garantuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

Ndërkohë mësohet se 17-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk dihet nëse ky detaj do të merret në konsideratë në vijim nga togat e zeza dhe prokuroria, teksa i mituri përfaqësohet nga avokati Toto Avdiaj.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë, pas postimit të disa fotove në rrjetin sociale Snapchat për një foto, ndërsa autori pritet që në dëshminë e sotme të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, që tronditi mbarë opinionin publik.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet gjysma e sezonit/ Skënderbeu lë 2 pikë me Bylisin, Gjoka: Keqardhje e madhe! Pas 175 javësh çdo ndeshje me 3 gola

Mbyllet gjysma e sezonit/ Skënderbeu lë 2 pikë me Bylisin, Gjoka: Keqardhje e madhe! Pas 175 javësh çdo ndeshje me 3 gola