Fier, pranga dy të rinjve për grabitjen e një picerie

Policia e Fierit ka arrestuar pasditen e së premtes dy persona, të konsideruar përgjegjës për vjedhjen me dhunë të një picerie në orët e mëngjesit.

Sipas drejtorisë lokale të policisë, dy personat ishin shpallur në kërkim, pasi konsiderohen pjesëtarë të grupit të grabitjes, e verifikuar në lagjen “Sheqi i Madh”. 

Rreth orës 01:35 të së premtes, 5 persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hynë me forcë në ambjentet e picerisë dhe vodhën prej andej 90 mijë lekë dhe 160 euro të xhiros. 

Personat e arrestuar, sipas burimeve policore, janë shtetasit Anxhelin Ruko dhe Ervis Sulaj, përkatësisht 20 dhe 23 vjeç dhe banues në lagjen e “Re” të Patosit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)