Punëtorët e rafinerisë së naftës në Fier përsëri në protestë, por këtë radhë ata kanë zgjedhur të hipin në kolonat kryesore të uzinës. Punëtorët kërkojnë që uzina të nise punën, pasi ka më shumë se 7 muaj që nuk po funksionon. Ata gjithashtu kërkojnë që t’u paguhen sigurimet shoqërore si dhe disa paga të prapambetura. Në këto kushte, duke mos patur rrugë tjetër, pasi punëtorët ka ezaururar çdo kërkesë atyre u ka mbetur që të shkojnë drejtë sakrifikimit duke hipur në kolona prej 33 metra të larta .Janë mbi 40 punonjës, midis tyre edhe gra të cilat kanë hipur lartë së bashku me kolegët e tyre meshkuj.
“Kemi hyrë në muajin e 4 të grevës për zgjidhjen e problemeve për sigurimet shoqërore që nuk janë likuiduar prej më shumë se 22 muaj për vazhdimësinë e punës që është më kryesorja e cila kjo uzinë ka që në datën 7 dhjetor e ndalur dhe e treta pagat e prapambetura. Kemi informuar të gjithë spektrin e qeverisë dhe deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, tha një punëtor.
“Të vijë dhe ministri Gjiknuri ti shikojë dhe ta marri vesh, si janë katandisur kështu këta punëtorë se kryeministri i gjobit ata kur punojnë në punë të zezë kurse këtë të tonin nuk e gjobit fare. Kërkojnë tu paguhen sigurimet, kanë 22 muaj që si kanë marrë edhe lekët muajt e prapambeturadhe uzina të vihet sa më shpejt në punë”, tha një tjetër punëtore.
Punonjësit të indinjuar nga situata e krijuar kërcënojnë me grevë urie, sipas tyre kjo është pjesa më e fundme që i ka ngelur, por nëse nuk plotësohet as kjo ata thonë se do të hidhen nga kolonat e rafinerisë pasi nuk kanë se me çfarë të jetojnë
Kompania: Jemi të rregullt me punëtorët
Pas protestës së punëtoreve të rafinerisë së Ballshit, ka reaguar edhe kompania që është përgjegjëse. Sipas tyre janë të rregullt në pagesat e pagave të punëtorëve, sigurimet shoqërore si dhe çdo detyrim tjetër të parashikuar nga ligji.
Reagim i plotë
Shoqëria “IONIAN REFINING AND TRADING COMPANY” SHA (“IRTC”) njofton se sot me 28 prill 2017, një numër i vogël punëtorësh në Uzinën e Përpunimit të Naftës Fier (UPN Fier) kanë zhvilluar një proteste të paligjshme në ambientet e kësaj uzine.
IRTC dëshiron të theksojë dhe të njoftojë publikun se për më shumë se 6 muaj, duke filluar nga momenti i nënshkrimit të kontratës se punës, ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj ndaj punëtorëve duke përfshirë këtu pagat punëtorëve, sigurimet shoqërorë si dhe çdo detyrim tjetër të parashikuar në legjislacionin përkatës, të cilat kapin një vlerë prej më shume se 4 milion USD.
IRTC njofton se për shkak të mungesës së naftës bruto (lënda e parë për funksionimin e rafinerive) në vend, UPN Fier nuk ka ushtruar asnjë aktivitet gjatë kësaj periudhe 6 mujore dhe vetë rafineria e Ballshit nuk është duke punuar më kapacitet të plotë. Pavarësisht, faktit që UPN Fier nuk ka ushtruar aktivitet gjatë kësaj periudhe IRTC ka shlyer plotësisht të gjithë detyrimet ndaj punëtorëve. Një pjesë e mire tyre janë përfshirë edhe në rafinerinë e Ballsh-it, për të cilët janë venë në dispozicion çdo mundësi e mundshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.
IRTC shpreh indinjatën e saj të thellë, ndaj një grupi të vogël organizatorësh të cilët të paguar rregullisht nga shoqëria (fakt ky qe pranohet edhe nga ata), në shkelje të plotë të detyrimet të përcaktuar në kontratën e punës dhe në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë këtu edhe refuzimin të jenë pjesë e rafinerisë në Ballsh, me veprimet e sotme kanë venë në rrezik veprimtarinë e IRTC, kanë rrezikuar sigurinë e punëtorëve të tjerë si dhe kanë tentuar të dëmtojnë imazhin e IRTC.
IRTC dëshiron të sigurojë të gjithë punëtorët e saj se ka marrë të gjitha masat e nevojshme që këto veprime të papërgjegjshme dhe të paligjshme të këtyre organizatorëve të mos përsëriten dhe të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nuk do të lejojmë në asnjë moment që puna e kryer deri tani, siguria e më shumë prej 1000 punëtorëve, si dhe investimi i IRTC të ndikohet nga këto veprime kriminale. Për këtë qëllim kemi bërë kallëzim penal për të gjithë organizatorët e protestës dhe jemi të bindur se organet kompetente do të kryejnë veprimet e duhura që këta organizatorë të mbajnë përgjegjësitë e tyre dhe të përgjigjen për veprimet e tyre.
Gjithashtu, do ndërmarrin edhe të gjithë proceset e nevojshme ligjore që këta punonjës të përgjigjen civilisht për demin që i është shkaktuar IRTC.
Dëshirojmë të falënderojmë gjithë punëtorët dhe bashkëpunëtorët e tjerë për punën e kryer deri tani dhe jemi të angazhuar për vazhdimin e punës në rafinerinë e Ballsh-it dhe UPN Fier si dhe të garantojmë siguri të plotë gjatë ushtrimit të aktivitetit në rafineri në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira.
[gallery]22017[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO