FIER- Muaji korrik -gusht regjistron në postën shqiptare në Fier, një fluks tepër të lartë të kërkesave dhe blerjeve të kuponave për karta identiteti dhe pasaporta biometrike.
 
Fluksi i rritur i qytetareve në sportelet e postës është shkak i ardhjes së emigranteve dhe i kërkesave të tyre për pasaporta si dhe për legalizim të dokumentave në Ministri dhe konsullata.

Sipas drejtuesit të Postës Shqiptare në Fier Irfan Hajdaraj vetëm për muajin korrik janë shitur 850 copë kupona për karta identiteti rreth 2100 copë kupona për pasaporta biometrike te zakonshme ndërsa 962 kupona për pasaporta me afate të përshpejtuara.
 
Vetëm në javën e parë të këtij muaji janë blerë gati 700 kupona për karta identiteti dhe pasaporta biometrike! Sipas drejtuesit te postes shqiptare në Fier për shkak të rritjes së këtij fluksi Posta Shqiptare për përballimin e situatës ka rritur edhe shërbimin në punonjës si dhe sportele si në qytetin e Fierit, por edhe në njësitë administrative.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)