FIER-Pritje të gjata në sportelet e gjendjes civile në Fier, shkak për këtë është bërë mungesa e bojës së printerit. Qytetarët shprehen të indinjuar në lidhje me këtë problem.

Radhët janë shtuar muajin e fundit për shkak të kthimit të emigranteve të cilët kërkojnë të pajisen me dokumenta. Mungesa e bojës në gjendjen civile në Fier është prej më shumë se tre muajsh.

Mungesa e bojës së printerit shton radhët e qytetarëve, për të marrë një dokument në njësitë bashkiake të Fierit. Qytetarët shprehen të irrituar pasi u duhet të presin me orë të tëra vetëm që të sigurojnë një dokument që lëshohen nga ky institucion.

Mungesa e bojës së printerit nuk është me ditë por ka plotë tre muaj. Sipas informacionit mësohet se ky lloje furnizimi vjen nga Drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile.

Një vëzhgim i bërë nga Report Tv, vihet re se në katër rajone te gjendjes civile te Fierit vetëm dy prej tyre janë në shërbim te qytetarëve.

Në të dy sportelet e tjera te rajonit 1 dhe 4 punonjësit e gjendjes civile punojnë të detyruara duke u dubluar në rajonet 2 dhe 3.

Qytetarët thonë se sorollaten nga një sportel në tjetrin dhe në shumë raste i gjejnë të mbyllura . Arsyetimi i punonjësve të gjendjes civile është se nuk kanë bojë printerat.

“Shteti nuk mund të bëhet kështu, mbaj radhën, edhe unë kam programin tim, po bëjë tre ditë sot, jemi 2017 kur do vemi ne, kur do dalim ndonjëherë nga kriza”, “Vajti për të marrë certifikatë në Qenaz, vajtëm atje nuk kishte gjendje civile kishte dalë në pension, është e mbyllur, ku do vemi ,ku. Zumë radhën në sportel, ska ktu. Edhëm ktu mbajtëm dy orë radhën. Nuk është këtu duhet të dilni nga ana tjetër, ai është i sëmurë”, shprehen dy qytetar.

“Nuk e di ca është kjo tragjedi kshu, kemi 20 vjet demokraci. Ka radhë se numra nuk ka, vjen ktu shtrëngohen gratë, turp i zotit, shtrëngohen gratë me burrat. Po asnjë pikë ujë, ishim në komunën qendre na sollën te rajoni”, “Kam qenë para një jave në komunën qendër, më thanë se do t’ju njoftojmë, nuk më njoftuan. Edha sot këtu, po bëj katër orë dhe nuk kam mbaruar punë”, shprehen dy qytetarë të tjerë.
 
Përgjegjësja e këtij institucioni nuk jep asnjë përgjigje për mediat, ndërkohë qe shton jashtë kamres se përgjegjës është drejtoria e përgjithshme gjendjes civile. Radhët dhe kërkesat janë shtuar me shume edhe me ardhjen e emigranteve për pushime.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com