Fier, rritet çmimi i gjelit të detit

Në Fier qytetarët po përballen me një rritje të ndjeshme të çmimit të gjelave të detit.

Në tregun ambulant ku shiten shpendët çmimim i një kg mish të gjelit të detit është 6 mijë lekë ndërsa ai i pulës së detit 7 mijë lekë.

Një çmim shumë i lartë pet blerësit dhe i papërballueshëm nga ana e tyre.

Ata shprehen se është veshtirë sot të blehet një gjel apo pulë deti për fund viti, pasi çmimet e tyre janë të larta.

“Jemi pa punë ose në pension kështu që gjelin tradicional të vitit të ri nuk do ta kemi në tryezën tonë” thonë banorët.

Nga ana tjetër shitësit për të justifikuar çmimin e lartë thonë se për të rritur gjelin e detit  ka kosto pasi sipas tyre përdorin për ti rritur ushqim bio të cilat kanë shumë shpenzime.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)