FIER - Rritet numri i dhunës në familje në qarkun e Fierit. Ky lajm bëhet i ditur nga dretoria e policsë Fier e cila sqaron se, nga gusht i këtij viti, regjistrohet një shifër të rritur të fenomenit në dhunës në familje.
Deri tani janë regjistruar 113 raste denoncimesh në polici dhe gati më 28 raste më shumë, sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Zëdhënësja e policisë së qarkut Fier Elona Lalaj, shprehet se, shtrirja dhe përhapja e fenomenit të dhunës në familje nuk janë vetëm zonat rurale por edhe ato urbane si, në Fier, Lushnje apo dhe Mallakastër.
“Nëse do të bëjmë një krahasim me vitin 2013, do të shohim se kemi 28 raste të evidentuara më shumë. Unë do të thoja se ky është një fenomen që ka goxha shtrirje, por duhet ta shohim se diçka pozitive për arsye se vetë gratë kanë ardhur dhe janë ndërgjegjësuar.” u shpreh Elona Lalaj.
Shkaqet e dhunes ne familje janë në forma nga më të ndryshme, duke nisur nga xhelozia , mosmarrveshjet familjare, situates ekonomike dhe mungeses se nivelit arsimor.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO