Fier, sekuestrohen dy apartamente të të dënuarit për trafik droge! Ndoodhet i arrestuar në Austri

Fier, sekuestrohen dy apartamente të të dënuarit për trafik droge! Ndoodhet i arrestuar në Austri

Fier- Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestroi 2 apartamente me sipërfaqe rreth 140 m2 dhe 50 m2, mbi dyshimet se janë përfituar nga para të krimit, në pronësi të një personi me inicialet E.B.

Prokuroria thotë se pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël, ka rezultuar se pronari nuk ka burime të ligjshme për krijimin e kësaj pasurie.

Pronari ka qenë i dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për trafikim droge dhe aktualisht, ndodhet i arrestuar nga autoritetet austriake, i dyshuar për përfshirje në trafikimin e narkotikëve.

Njoftimi i Prokurorisw sw Fierit 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, sekuestron pasuritë e shtetasit E.B. i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Në vitin 2024, kjo prokurori regjistroi procedimin pasuror nr.4 bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar. Ky procedim është regjistruar për shkak të dyshimit të krijuar se shtetasi E.B (i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve) apo persona të lidhur më të, kanë në pronësi apo posedim pasuri që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Në funksion të procedimit pasuror, organi i akuzës ka kryer një verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit E.B dhe/ose personave të lidhur me të, me qëllim evidentimin e pasurive që këto persona zotërojnë/posedojnë, si dhe nëse këta persona kanë pasur burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.

Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre. Këto pasuri dyshohet se janë krijuar si rezultat i veprimtarisë së paligjshme pasi shtetasi E.B., ka qënë i dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit të narkotike” parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal. Gjithashtu, nga të dhënat e administruara gjatë hetimit shtetasi E.B., ndodhet aktualisht i arrestuar nga autoritetet Austriake, si i dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me trafikimin e narkotikëve.

Për rrjedhojë, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është kërkuar në Gjykatë marrja e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e pasurive të paluajtëshme: 

-          Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 138.3 m2; dhe

-          Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 50 m2.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donika Goxhaj: 22/09/2024 06:05

    evnkaMire Beni ,po Saliu me Liken dhe politikan tjeter qe s'dini sa kane pse si sekuestrimi????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament