Pesë ditë më parë, 45-vjeçari Altin Meçaj u dhunua brutalisht në pragun e shtëpisë në fshatin Vjosë të Fierit, pretenduar nga Fredi Lamaj së bashku me disa persona të tjerë. Nga ky dhunim e pësoi dhe babai i 45-vjeçarit, Ylli, i cili iu hodh sipër të birit për ta mbrojtur. Ndërkohë Fredi Lamaj është pjesë e strukturës së Policisë së Fierit.
Meçaj thotë se Fredi Lamaj e dhunoi pasi ai i kishte komentuar të motrës së tij në facebook duke e komplimentuar “je bërë shumë e bukur”. Por, së fundmi për mediat ka reaguar e motra e Fredi Lamajt, e cila hedh poshtë pretendimet se i vëllai i saj të ketë dhunuar Altin Meçajn. Madje ajo ka publikuar dhe mesazhet që 45-vjeçari i kishte dërguar dhe bëhet fjalë për më tepër sesa një kompliment apo një like.
E motra e Fredi Malajt jeton në Itali dhe thotë se është kthyer në vend për të denoncuar në polici Altin Meçajn, pasi ky i fundit e ka përndjekur dhe i ka shkarkuar shqetësim në familje. Ndër të tjera, ajo thotë se ka dëgjuar dhe të tjera raste në fshat që Altin Meçaj ka përndjekur dhe të tjera vajza.
Altin Meçaj, i cili është emigrant në Gjermani, në prononcimin për mediat, tha se sapo ishte futur në shtëpi në mbrëmje kur një zë e thërriti nga oborri i shtëpisë. Ai tha se në atë moment u fikën dritat dhe se nuk i ka parë personat që e dhunuan, por ka njohur nga zëri Fredi Lamajn pasi janë komshinj dhe pak më parë e kishte kërcënuar me mesazh në telefon për shkak se i kishte shkruar të motrës.
Komente










E paska pas hallall ky Zonja e martuar ky dote shkarroj familjen tjetrit. Mir jaka bo. Polici ka bo detyren si vella fhe si shtet. Te lumt dora.
Përgjigju