Fier/ Trafikuan 11 emigrantë, në pranga 56-vjeçari! Në kërkim 2 të tjerët

Fier/ Trafikuan 11 emigrantë, në pranga 56-vjeçari! Në kërkim 2 të tjerët

Policia e Fierit ka vënë në pranga 56- vjeçarin Kristaq Nako, njërin prej 3 personave të shpallur në kërkim për trafikimin e 11 emigrantëve.

Sipas policisë, këta 3 persona janë shpallur në kërkim në muajin janar 2024, pasi transportonin kundrejt pagesave, emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

Njoftimi I Policisë:

Fier/ Vijon operacioni i koduar "Tranzit".

Kapet njëri prej 3 shtetasve të shpallur në kërkim në muajin janar 2024, për trafikimin e 11 emigrantëve.

Sektori për Hetimin e Trafiqeve i DVP Fier, në vazhdimësi të operacionit "Tranzit", ka kapur dhe ndaluar njërin prej 3 shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin Kristaq Nako, 56 vjeç, banues në Patos.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë, bashkëpuntorë të shtetasit Kristaq Nako, të shpallur në kërkim.

Këta shtetas në janar 2024 transportonin kundrejt pagesave, emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore