Një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Fier ka humbur jetën si pasojë e një problemi në zemër.
Sipas informacioneve paraprake, i burgosuri ka qenë duke luajtur në oborrin e burgut kur ka rënë në tokë pa ndjenja.
38-vjeçari, me iniciale M.L., është çuar me urgjencë në spitalin e Fierit ku ka gjetur edhe vdekjen. Dyshohet për vdekje natyrale e shkaktuar nga zemra.
Komento