FIER - Gjykata e Fierit ka dhënë verdiktin e saj final duke dënuar me 73 vjet burg për Gëzim Sulon dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo, të akuzuar për vrasjen e Neim Sulit, ngjarje e ndodhur më 2012.
Në seancën e fundit gjyqësore, togat e zeza, dolën në përfundimin se babai dhe dy djemtë e tij janë autorë të vrasjes së Sulit, dhe për pasojë i ka dënuar me 73 vite burg të gjithë së bashku, për akuzën e “Vrasje me parandemin”. Televizioni A1 Report sjell foto nga seanca e zhvilluar ditën e sotme.
Sipas vendimit të Gjykatës së Fierit, Gëzim Sulo u dënua me 26 vjet burg, Endri Sulo me 22 vjet ndërsa Ervis Sulo me 25 vjet burg.

Në seancën e mëparshme, Gëzim Sulo pranoi autorësinë e krimit, duke u shprehur se krimin e ka kryer vetë ai, duke mohuar kështu një implikim të mundshëm të dy djemve të tij.
Nga ana e tyre, dy djemtë mohuan akuzën, duke u shprehur se janë të pafajshëm dhe se nuk janë ata autorë të vrasjes së Neim Sulit. Neim Suli u vra më 2012, ndërsa policia arrestoi si autorë Gëzim Sulon dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Endri Sulo.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fier, vrasja e 2012, babai: Krimin e kryeva vetë, jo me djemtë e mi!