Fier/ Vrau 23 vjeçarin që bashkëjetonte me ish gruan, Gjykata cakton arrest me burg për Xhuliano Mihon

Burg pa afat ka caktuar Gjykata e Fierit, për Xhuljano Mihon, 39 vjeçarin i cili dy ditë më parë vrau me thikë 23 vjeçarin Xhimi Baka, pasi ky i fundit bashkëjetonte me ish gruan e tij.

Seanca e sotme ishte nën praninë e masave të forta të sigurisë.

Në seancë autori pranoi krimin e kryer, por sipas avokatit të tij Niko Bega, thikën ia ka marrë viktimës pasi më parë ishin përleshur dhe zënë me grushta.

Në fund gjyqtari Vladimir Cjapi vendosi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 39 vjeçarin Xhuliano Miho.

Shkak për krimin e mbrëmjes së 5 korrikut, duket se  se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:21
Vrau bashkëjetuesin e ish gruas, flet avokati: Thikën e ka pasur viktima, e ka keqtrajtuar disa herë

 

Avokati Niko Bega foli për mediat pas seancës së sotme të sigurisë në Gjykatën e Fierit, ku klienti i tij Xhuliano Miho u la në masën 'arrest në burg' pasi vrau Xhimi Bakan, dy ditë më parë. Krimi ndodhi sipas avokatit pas zënkave të vazhdueshme.

Viktima 23 vjeçar bashkëjetonte prej kohësh me gruan e autorit. Avokati pretendon se klienti i tij është keqtrajtuar disa herë më parë nga viktima, ndërsa më pas thikën e ka pasur viktima dhe jo autori. Miho i ka marrë thikën Bakas dhe e ka qëlluar për vdekje.

'Normal që është penduar për atë që ka bërë. pavarësisht kallëzimeve që ka bërë i arrestuari në Komisiariat 3 4 herë për keqtrajtimet që i ka bërë viktima dhe zënkave të përditshme dhe kanosjeve. Masa e sigurimit u la me arrest në burg pa afat. I pandehuri pretendon që kur ka vajtur tek vendi i ngjarjes, ka takuar fëmijët dhe u ka blerë patatina dhe rroba për të veshur. Ndërkohë ka vajtur viktima janë zënë me grushta me njëri tjetrin. I arrestuari pretendon se ka marri ai thikën, e ka pasur viktima thikën e ka qëlluar pasi dhe vetë i arrestuari ka pasur shenja në qafë dhe në kokë. Patjetër që është penduar. Po ka një viktimë aty.', shprehet avokati.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 20 persona paraqiten në spital me simptoma helmimi, ja dyshimet e para

Bulqizë/ 20 persona paraqiten në spital me simptoma helmimi, ja dyshimet e para