Fier/ Zjarr i madh në kodrat e fshatit Frakull e Vogël, digjen 30 hektarë! U desh ndërhyrja e helikopterit që vatra të fikej

FIER - Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier dhe ka përshkuar mbi 30 Ha kullota dhe pemtari.

I favorizuar nga era e fortë zjarri u përhap në disa vatra duke përfshirë edhe ullishte. Terreni i vështirë e bëri të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Banorët kërkuan ndërhyrje nga ajri pasi situata ishte tepër e vështirë dhe zjarri mund ti afrohet banesave.

Nga ardhja e helikopterit, pas rreth 1 ore është fikur vatra e zjarrit në Frakull.

FIllimisht operuan 7 mjete zjarrfikëse, 32 personel zjarrfikës, 9 punonjës policie dhe 20 forca vullnetare. Por terreni ishte mjaft i vështirë, ndërsa kreu i emergjencave civile në qarkun e Fierit, Kreshnik Ymeraj theksoi se mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të operojnë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Letonia heq gjuhën ruse nga programet shkollore

Letonia heq gjuhën ruse nga programet shkollore