Fier/ Zjarr i madh në kodrat e fshatit Frakull e Vogël, digjen 30 hektarë! Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, flakët po iu afrohen banesave

FIER - Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat e fshatit Frakull e Vogël në Fier dhe ka përshkuar mbi 30 Ha kullota dhe pemtari.

I favorizuar nga era e fortë zjarri është përhapur në disa vatra duke përfshirë edhe ullishte. Edhe pse janë në terren, zjarrfikësit nuk mund të bëjnë dot ndërhyrje pasi terreni është malor dhe nuk ka rrugë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi situata eshte tepër e vështirë dhe zjarri mund ti afrohet banesave.

Aktualisht po operojnë 7 mjete zjarrfikëse, 32 personel zjarrfikës, 9 punonjës policie dhe 20 forca vullnetare. Terreni është mjafti vështirë, ndërsa kreu i emergjencave civile në qarkun e Fierit, Kreshnik Ymeraj thekson se mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të operojnë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Basha kthen asetet e partisë në PD! Makina e parkuar në oborrin e boshatisur të selisë, arka e partisë ende ‘e bllokuar’

Basha kthen asetet e partisë në PD! Makina e parkuar në oborrin e boshatisur të selisë, arka e partisë ende ‘e bllokuar’