Një zjarr i fuqishëm ka shkatërruar plotësisht një depo grumbullimi në Levan të Fierit. Në magazinën rreth 50 metra e gjatë ishin të grumbulluara mbi 2000 dëngje me bar si dhe disa bagëti.

Mësohet se magazina është marrë me qera nga dy fermerë pasi më parë ajo përdorej si stallë. Sipas njërit prej tyre, Hysni Shehu, zjarri ka qenë i qëllimshëm, dhe dyshon se zjarri është vënë me benzinë. 
 
Forcat zjarrfikëse kanë mundur të vënë nën kontroll flakët, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)