Një zjarr ka përfshirë oborrin e një banese në fshatin Rreth Libofshë të Fierit.

Flakët të favorizuara nga era e fortë këtë pasdite, i janë afruar edhe banesës në oborrin e së cilës ra zjarri.

Me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe banorëve të zonës zjarri është neutralizuar duke lënë pas një pemë të shkrumbuar dhe disa dengje me bar të djegur.