Pojani i Fierit, një nga fshatrat turistike shqiptare, u kthye në qendër të festimeve dhe traditës myzeqare. Dita e grurit, mblodhi bashkë me qindra banorë. Në Myzeqe muaji qershor është nga më të rëndësishmit për ekonominë bujqësore të zonës, një muaj ku pritshmëria për të ardhurat është e lartë.
"Janë festa që përcjellin vlerën dhe traditën tonë të patjetërsueshme, sado të kalojmë te modernia, tradita ngelet baza", tha një banore e zonës.
"Duhet të kthehet në traditë pasi të mos harrojmë dhe traditat e vjetra", u shpreh një banor tjetër.
Festa e Grurit, me një histori gati shumë vjeçare, e cila edhe këtë vit solli si dikur bukën dhe grurin e ri, këngët dhe ushqimet tradicionale siç është biba në saç.
"Është një bukuri myzeqare, është një festë që nënkupton vetë thelbin e Myzeqesë, pjellorinë e tokës dhe shpirtin punëtor të këtyre njerëzve që i japin jo vetëm vetes por edhe kombit produkte që janë jetësore për çdo qytetar. Duhet bërë shumë më tepër që të rinjtë të motivohen të jetojnë dhe të punojnë në fshat. Braktisja e fshatit do të ishte një katastrofë për interesat tona kombëtare", tha zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili ishte i pranishëm në festë.
Festa e grurit është një aktivitet i rëndësishëm që zhvillohet çdo vit në qarkun e Fierit, e lidhur ngushtë me traditat lokale, ku epiqendrën e ka në truallin e Apolonisë antike.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
16.4%
-
Të vogla
67.5%
-
Nuk e di
16.1%
Vota total: 935
Lajme të tjera
-
S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit
29 Mars, 14:05
-
Vit i mbarë për shumimin e Pelikanit Kaçurrel, pamjet e veçanta nga Laguna e Karavastasë
29 Mars, 08:00
-
Arrestimet në bashkinë e Tiranës, Petro Koçi në 'Frontline': SPAK ka mbështejte të plotë nga PS
28 Mars, 21:22
-
Merr flakë apartamenti në Patos, shkak bombola e gazit, nuk ka të lënduar
28 Mars, 15:37
-
Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier
28 Mars, 10:49
-
Fier, 36-vjeçari fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht
28 Mars, 10:30
-
Lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022 në Lushnjë, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së
28 Mars, 09:11
-
Aksident i rëndë në Fier, përplaset për vdekje këmbësori, shoqërohet në polici shoferi i 'Range Roverit' (VIDEO)
27 Mars, 21:58
-
Skemë e re për bujqësinë, ministrja Denaj: Hiqet subvencioni për grurin, s'ka më naftë falas
26 Mars, 16:31
-
VIDEOLAJM/ Dasmë e pazakontë në Fier, dhëndri merr nusen me helikopter
24 Mars, 16:44
-
Sëmundjet e veshkave, 200 persona me dializë në Fier! Nefrologia: Qytetarët neglizhojnë, paraqiten në gradë të fundit! Duhet bërë check up i hershëm
24 Mars, 14:47
-
Fier/ Autobusi merr flakë në lëvizje, zjarrfikëset shuajnë në kohë zjarrin (VIDEO)
23 Mars, 20:09