Në qytetin e Fierit ka nisur një investim shumë i rëndësishëm për rrjetin e ujësjellësit nga Bashkimi Europian dhe Banka Gjermane me një vlerë prej 10 milion euro.
Ky rrjet i ri ujësjellësi do të rrisë jo vetëm cilësinë e ujit të pijshëm por edhe sasinë e tij.
Sipas drejtorit të ujësjellës – kanalizimeve, Salarjon Totaj ky investim i shumë pritur nga fierakët do të përfundojë në vitin 2017.
Sipas tij fierakët do të kenë mundësinë të heqjes së pompave që është bërë një gangrenë për qytetarët.
Krahas këtij projekti po vazhdon edhe një investim tjetër, i cili do të furnizojë 24 orë rrjesht zonën e Frakullës dhe Levanit, të cilët kanë qenë një problematikë për këtë
institucion përsa i përket humbjeve të mëdha që ka në rrjet për shkak të amortizimit.
Ky investim do të mbulojë 75% të konsumatorëve që ka ky ujësjellës ka, ndërsa 25% tjetër ai do të mbulohet nga qeveria shqipatre.
Deri tani janë shtruar në disa lagje të qytetit, rreth 14 kilometra tubacione.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com