Report Tv ka siguruar pamje ekskluzive me dron nga Fieri, aty ku shumë fshatra vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit. Siç shihet nga pamjet me dron, situata paraqitet dramatike, pasi shumë banesa ndodhen në ujë.

Banorët kanë ngritur orenditë dhe pajisjet e tyre shtëpiake në katet lart, pasi siç shihet nga pamjet katet e para të banesave janë mbushur me ujë. Ndërkohë, nga përmbytjet ka pasur jo pak pasoja, ku shumë banesa dhe  toka bujqësore ndodhen në ujë.

d.c./shqiptarja.com