Fierza prurje në nivel të ulët
liqeni bie në kuotën e 276.4 metrave

Në verilindje të vendit nga mungesa e reshjeve, niveli i ujrave të liqenit të Fierzës vazhdon të shkojë drejt uljes. Burime nga salla e komandës në Fierzë tregojnë se prurjet e ujit të dy lumenjve Drin dhe përrenjve të tjerë që derdhen në liqenin e Fierzës janë të ulëta.

Prurjet kanë rënë në 60 metër kub në sekond, nivel ky ndër më  të ultit e dhjetë viteve të fundit.

Kjo ka sjellë edhe në uljen e prodhimit të energjisë nga hidrocentrali i Fierzës, ndërsa niveli është në kuotën 276.4 m.
 
Gjatë muajit dhjetor në rajonin e Kukësit nuk ka rënë shi dhe dëbore duke shënuar muajin më të thatë për periudhën e dimrit.

Edhe ato pak reshje dëbore që ranë në lartësitë e maleve mbi 1500 metër mbi nivelin e detit janë shkrirë, ndërsa temperaturat vijojnë të ruajnë vlerat e tyre pozitive.

KESH po importon energji jashtë parashikimeve për shkak se është e detyruar të kufizojë prodhimin për të mbajtur rezervën hidrike në Liqenin e Fierzës dhe kaskadën e Drinit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar