Portugalia dhe Cristiano Ronaldo marrin një lajm të mirë përpara Kupës së Botës 2026. FIFA ka pranuar ankesën e Federatës Portugeze të Futbollit dhe ka ulur pezullimin e sulmuesit, duke e bërë të mundur që 40-vjeçari të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë të turneut.

Vendimi i Komitetit Disiplinor i FIFA-s parashikon një pezullim minimal prej një ndeshjeje, që Ronaldo e ka shlyer duke munguar në ndeshjen ndaj Armenisë më 16 nëntor. Për më tepër, java tjetër e pezullimit është me kusht dhe do të zbatohen vetëm në rast të ndonjë incidenti disiplinor të mëtejshëm.

Ky pezullim erdhi pas kartonit të kuq direkt që Ronaldo mori më 13 nëntor në ndeshjen kundër Irlandës, ku një vendim i VAR e cilësoi gjestin e tij si të dhunshëm dhe antisportiv.

Sipas Kodit Disiplinor të FIFA-s, për veprime të tilla dhune zakonisht parashikohen pezullime prej të paktën tre ndeshjesh, por në këtë rast është dhënë një falje që e lejon Ronaldon të jetë prezent në Kupën e Botës 2026.