PRISHTINË- Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, priti në kampin "Film City", në selinë e KFOR-it, NATO, në Prishtinë, shefin e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.
Qëllimi kryesor i takimit ishte për të diskutuar situatën e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë për pjesën veriore të Kosovës. Të dy vlerësuan nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit që ekziston midis KFOR-it dhe Zyrës së BE-së, përkatësisht përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë.
Në frymën e qasjes së tij gjithpërfshirëse për t'u përballur me realitetin e Kosovës, Gjenerali Figliuolo gjithashtu foli me Zbogar për përparimin e arritur në dialogun për normalizimin e raporteve dhe bashkëpunimin midis Beogradit dhe Prishtinës.
Në njoftimin zyrtar të KFOR-it bëhet e ditur se, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për nismat dhe projektet e mundshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, të cilat mund të arrihen edhe në sajë të fondeve të siguruara nga BE-ja.
Gjeneral Figliuolo nënvizoi rolin e KFOR-it, si reagues i tretë për të mbështetur Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të rolit të tyre si reagues të parë dhe të dytë në ruajtjen e mjedisit të qetë dhe të sigurt dhe në lirinë e lëvizjes në fushën e operacioneve./ATSh/
/Shqiptarja.com