Fileto pule dhe makarona me
krem bizele, gatuhen në Rreze Dielli

Fileto pule dhe makarona me <br />krem bizele, gatuhen në Rreze Dielli
Edhe ditën e sotme Prishila Elezaj ka ndjekur me vëmendje këshillat e Znj Tefta gjatë përgatitjes së recetave të ditës. Nuk kanë munguar gatimet e shijshme të përgatitura me fantazi dhe mjeshtëri nga Zonja Tefta, të cilat kanë qenë “Fileto pule me fruta të thata” dhe “Makarona me krem bizele”.



Për Prishilën ka qenë dita e fundit që ka ndjekur këshillat e zonjës Tefta, pasi ditën e premte ajo do të realizojë e vetme dy gatime të përzgjedhura rastësisht. Nxënësja e shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit nga e hëna deri të enjten duhet të memorizonte përbërësit e recetave, pasi nesër do të vihet në provë për njohuritë e mara. Më pas do të jetë juria ajo që do të vlerësojë me pikë në bazë të kritereve të përcaktuara punën e nxënëses Elezaj.



Prishila duhet të tegohet e shkathët për të pikasur elementin kurth, i cili do të vendoset në shportën e ushqimeve. Nëse ajo e zgjedh përbërësin kurth do të penalizohet me 20 pikë. Gjithashtu një nga kriteret e rëndësishëm tyë punës do të jetë afati kohor i përcaktuar për përgatitjen e recetave, i cili duhet të zbatohet me përpikmëri.



“Konkursi i kuzhinës” do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në muajin qershor. Në fund të çdo jave nxënësit e shkollës së Hoteleri-Turizmit do të pajisen me një certifikatë dhe një dhuratë me pajisje eletroshtëpiake.



Finalja do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë konkurrenti me më shumë pikë. Për momentin është nxënësi Erjon Bardhi, i cili kryeson me 63 pikë nga 66 pikët e mundshme.


Redaksia Online
(b.t/xh.k/shqiptarja.com)

9/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin