Fileto pule me perime ne furrë nga zonja Vjollca

Fileto pule me perime ne furrë

Përbërësit:

600 gr fileto pule

1 qepë mesatare ( në fije)

6-7 kërpudha

3 speca jeshil

1 spec I kuq

3-4 patate

kripë dhe piper të zi

1 lugë kafe piper të kuq

2 domate dhe 1 lugë çaji salcë

1 lugë gjelle gjalp

pak vaj ulliri 

100 gr djath që shkrin në feta

Përgatitja:

Lajmë fileon e pulës dhe e presim atë në kubikë të vegjël, Qepën e presim shumë hollë në fije ( sipër sallatë). Në një tigan ngrohim vajin dhe fillimisht kaurdisim qepën deri sa të ulë volumin, shtojmë mishin të prerë në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa mishit ë ndërrojë ngjyrë dhe të zbardhet. Shtojmë kërpudhat dhe ato të prera në copëza të vogla. Vazhdojmë përzierjen deri sa kërpudhat të mos kenë më lëng. Shtojmë patatet dhe specat në kubikë në të njëjtën madhësi si mishi. I përziejmë të gjitha peimet sëbashku. Shtojjmë 1 lugë gjelle gjalp dhe vazhdojmë përzierjen. shtojmë domaten në kubikë të vegjël, kripë, piper të zi, piper të kuq, 1 lugë çaji salcë, 1 filxhan çaj ujë. Largojmë tiganin dhe transferojmë perimet në një tavë qeramile familjare ose personale. Mbulojmë tavën me djath që shkrin e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 25 minuta.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 22/05/2021 03:59

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale