Fileto pule me patate dhe krem nga zonja Vjollca

Fileto pule me patate dhe krem

Përbërësit:

600 gr fileto pule ( në furrë)

1 qepë

800 gr patate

2 vezë

200 ml pana

125 gr mozzarella

1 domate

kripë dhe piper të zi

1 lugë kafe rigon dhe cerry

3 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht   lyejmë tavën me 1 lugë gjelle vaj ulliri. Presim qepën hollë në fije dhe e hapi në të gjithë sipërfaqen e tavës. Qërojmë patatet dhe I presim ato në feta rrumbullake me trashësi 0.4 cm. I vendosim si shtresë e dytë mbi qepën I spërkatim me pak kripë, rigon dhe pak vaj ulliri.

Lajmë thajmë filetot e pulës dhe I presim ato në kubik të vegjël.Marinojmë copat e pulës me kripë, piper të zi dhe 1 lugë gjelle vaj ii përziejmë dhe I vendosim si shtresë e tretë mbi patate.Në një tas përziejmë 2 vezë të plota, panën, kripë, piper të zi, Kerry I përziejmë mirë mbulojmë komplet mishin e pulës e mbulojmë tepsinë me letër pjekje dhe alumin dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 30 minuta më pas shtojmë djathin domate në feta dhe përësëri në furrë për 10 minuta pa e mbuluar.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari