Kuzhina e zonjës Tefta në A1 Report sot foli italisht duke servirur dhe dy receta italiane për të gjitha amvisat.

I ftuar në këtë puntatë të kuzhinës ishte italiani Franco Schinocca, i cili prej 7 muajsh punon në një prej restorantëve më të frekuentuar në qytetin e Shkodrës.

Një bisedë e këndshme mes kuzhinës shqiptare dhe asaj italiane u zhvillua ndërmjet “shefes së kuzhinës” së A1 Report, zonjës Tefta dhe shefit italian të kuzhinës që punon në Shkodër.
Kështu, ata shprehën mes njëri- tjetrit eksperiencat e kuzhinës së dy vendeve, të cilat me ndryshimet por edhe me ngjashmëritë e tyre e bën akoma më interesante këtë puntantë të kuzhinës në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”.

Kuzhina italiane është mjaft e pëlqyer nga shqiptarët duke e sjellë edhe në kuzhinat tona, sidomos në gatimin e makaronave me salca të ndryshme.
Dy recetat që u përgatitën nga kuzhinieri Franco ishin të përshtatura me periudhën e ftohtë që ne ndodhemi. Ai përgatiti dy receta të ngrohta. Taliatele me pistak dhe fileto viçi me kërpudha porçini.

Taliatele me pistak
Proshutë krudo
Pistak
Pana kuzhine
Domate të vogla
Lakër të kuqe
Borzilok
Majdanoz
Qep
Hurdhër
Djath kaçkavall

Fileto viçi me kërpudha porçini
Fileto viçi
Kërpudha porçini
Pana kuzhine
Piper të zi

Ajo që Francos i pëlqen më tepër nga produktet tona shqiptare është mishi. Ai tha që mishi që tregtohet në shqiptarë është natyral.

Kuzhina shqiptare sipas Francos është shumë e shijshme dhe plotë aromë. Kjo si pasojë e përdorimit të shumë erëzave që ne i kemi në traditë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com