Filipçe apel qytetarëve: Respektoni protokollet, në të kundërtën orë policore

Filipçe apel qytetarëve: Respektoni protokollet, në të kundërtën orë policore

Venko Felipçe

Rritja e konsiderueshme e numrit të rasteve të të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ka bërë që vendi të paralajmërojë marrjen e masave të reja kufizuese, të cilat do t’i paraqiten parlamentit ditën e nesërme. Deklaratën e ka dhënë sot Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, në të kundërtën sipas tij nuk përjashtohet mundësia që si hap i ardhshëm të jetë edhe ora policore.

Nesër do të propozojmë edhe një masë, operatorët ekonomik të punojnë deri në ora 23:00, kufizim i kapaciteteve të transportit publik deri në 50 për qind, rekomandim deri tek gjykatat dhe komunat, procesi i punës të jetë me ndërrime apo edhe online, varësisht nga procesi i punës. Nesër në procedurë të shkurtër para deputetëve do jenë propozim ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive. Kufizimi i tubimeve familjare, është një pako që mund të ndikoj në uljen e numrit të të infektuarve. Më lejoni të drejtoj një apel tek qytetarët, situata është serioze, hapi i ardhshëm do të ishte kufizim i plotë i lëvizjes, gjegjësisht orë policore”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Në Maqedoninë e Veriut, vetëm gjatë ditës së djeshme, 3 persona kanë ndërruar jetë dhe 594 të tjerë janë infektuar nga Covid-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja