Fillon thurja dhe vendosja e çadrave në plazhe, po distanca do ruhet? (Pamjet me dron nga Golemi)

TIRANE-Disa biznese kanë filluar përgatitjet për sezonin turistik. Edhe pse aktualisht i gjithë vendi është në karantinë totale shpresat për turizmin për një hapje graduale duke respektuar distancimin dhe masat janë të mëdha. Besimin disa subjekte e kanë konkretizuar në veprime konkrete.

Report Tv sjell pamjet nga Golemi ku ka nisur vendosja e çadrave të kashtës. Punëtorët para një hoteli nisën sot me thurjen e çadrave dhe vendosjen e tyre, por çështja mbetet te distanca sa do të jetë dhe a do të ruhet? Ndërkohë që buzë vijës për të shijuar detin dhe rrezet nuk kanë munguar qytetarët, por jo të shumtë në numër.

Por cili është plani i qeverisë për hapjen e turizmit? Në datë 21 prill kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda majit do të kenë gati planin për këtë sektor si do të jetë hapja.  Ministri i Turizmit, Blendi Klosi mbrëmë në "Pa Protokoll" shkoi edhe më tej duke theksuar se nëse situata e pandemisë në vendin tonë vijon të qëndrojë pozitive atëherë nga fundi i muajit maj apo fillim qershori mund të fillojnë charter-at e parë me turistë drejt vendit tonë.

Por gjithçka do të jetë nën masa shumë strikte higjieno-sanitare dhe ruajtjes së distancimit social.  Gjithashtu Klosi tha se nuk duhen pritur festa të mëdha, disko me njerëz apo schuma-party, por çdo restorant e hotel duhet të sigurojë në maksimum distancimin social dhe kushtet higjienike. Në planin që po punohet me ekspertët dhe që pritet që të publikohet, sikur tha kryeministri, brenda majit, pritet që të jetë e përcaktuar edhe cështja e distancës mes çadrave, ndoshta me peçikllaz.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geri: 25/04/2020 18:32

    Mua me duken shum afer,njeri krevat duhet te jet mbi dy metra larg nga tjetri ndersa keto cadra me duken shum afer.

    Përgjigju
    • A. N.: 26/04/2020 07:13

      Shqiperi hesapi

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur