Zakonet e mira të përmirësojnë jetën! Ja çfarë duhet të bëni çdo mëngjes për të arritur një ditë sa më produktive

Zakonet e mira të përmirësojnë jetën! Ja çfarë duhet të bëni çdo mëngjes për të arritur një ditë sa më produktive

Foto ilustruese

Secili prej jush ka krijuar një rutinë të përhershme që nga zgjimi dhe deri sa del nga shtëpia, por pa e menduar nëse ai është mëngjesi ideal ose jo.

Zgjimi herët, detyrat e mëngjesit, përgatitja për të dalë dhe për të nisur një ditë dinamike i bëjnë mëngjeset mjaft të vështira, ndaj shumë njerëz nuk marrin kurrë kohën për të analizuar prioritetet e ditës së tyre.

Është e rëndësishme t’i kushtoni rëndësinë e duhur rutinës së mëngjesit, pasi ajo çfarë bëni në orët e para pas zgjimit, ndikon në pjesën tjetër të ditës, edhe pse ju nuk e vini re.

A ju ndodh shpesh që kur ju bie zilja e zgjimit, ju e fikni atë, ktheheni nga ana tjetër dhe vazhdoni të flini?

Ndonëse mund të jetë shumë joshëse të shtypni “snooze” në alarmin tuaj kur mendimet për gjithçka që duhet të bëni gjatë ditës ju vërshojnë në mendje, nuk është zgjidhja dhe mënyra e duhur për të nisur ditën.

Rutina e vazhdueshme e mëngjesit është shumë e rëndësishme për të përcaktuar objektivat, qëllimet dhe prioritetet e ditës të cilat rrjedhimisht do t’ju përmirësojë produktivitetin tuaj në punë dhe në jetë.

Nëse doni të kultivoni një rutinë të mëngjesit para punës dhe nuk dini nga të filloni, merrni parasysh këto praktika.

1.Mos i injoroni alarmet që keni vendosur brenda 30 minutave. (Për një sy gjumë sepse do ndiheni akoma më të përgjumur dhe do të zgjoheni vonë).

2.Mos e kontrolloni telefonin për 30 minuta. Nëse e kontrolloni telefonin do të shpërqendroheni dhe do të dilni jashtë rutinës së përditshme.

3.Zgjohuni 15 minuta para orarit të caktuar, në mënyrë që këto minuta t’i kaloni në shtrat duke u qetësuar dhe kur të ngriheni nga shtrati të mos ndiheni i përgjumur.

4.Blini një aparat kafeje të teknologjisë së avancuar. Ajo ka orare, pra ju e pini kafen me orar pa marrë kohë në gjërat e tjera që keni për të bërë.

5. Fillojeni ditën me mirënjohje. Duke filluar që nga qendrat shëndetësore dhe deri te punonjësit e tjerë që rrezikojnë jetën në ndihmë të popullit. Kur e filloni ditën me mirënjohje, do të ndiheni më të qetë dhe më pak stresues. Përfshini mirënjohje në rutinën tuaj të mëngjesit duke shkruar pesë gjëra për të cilat jeni mirënjohëse në planifikuesin tuaj të përditshëm, pra ju zgjoheni më të sigurte për jetën.

6. Bëni lëvizje në shtrat ose përreth dhomës suaj. Bëni pak aktivitet fizik dhe merrni rreze dielli.

7. Meditoni gjatë larjes së dhëmbëve ose kur jeni duke pritur të bëhet kafja.

8. Shkruani planin tuaj të ditës dhe përmbajuni pikave që duhet të zbatoni gjatë ditës, kështu me një plan të shkruar mundësia për t’i anashkaluar është më e vogël.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)