Do të jeni energjikë gjatë gjithë ditës! Këto janë 4 gjërat që duhet të bëni çdo mëngjes përpara orës 09:00

Do të jeni energjikë gjatë gjithë ditës! Këto janë 4 gjërat që duhet të bëni çdo mëngjes përpara orës 09:00

Foto ilustruese

Zgjimi herët, detyrat e mëngjesit, përgatitja për të dalë dhe për të nisur një ditë dinamike i bëjnë mëngjeset mjaft të vështira, ndaj shumë njerëz nuk marrin kurrë kohën për të analizuar prioritetet e ditës së tyre.

Fatkeqësisht, për shkak të zgjimit vonë si pasojë e injorimeve të njëpasnjëshme të alarmeve shumë njerëz e nisin ditën duke nxituar, në stres dhe ankth të vazhdueshëm për të arritur në kohë në punë, shkollë apo në një takim të rëndësishëm.

Problemi është se të nisësh ditën në mënyrë kaq të vrullshme dhe dinamike domosdoshmërish do të ndikojë në humbjen e energjisë dhe fuqisë për të vazhduar pjesën e mbetur të ditës. Më poshtë do të gjeni disa nga gjërat që mund të bëni para orës 9 të mëngjesit që do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë gjatë gjithë ditës.

Hani ushqime të shëndetshme

Një mëngjes i mirë, i shëndetshëm dhe i pasur me vlera ushqyese do t’ju ndihmojë të përballoni mrekullisht mirë dinamikat në ditën tuaj. Mjekët dhe nutricionistët këmbëngulin se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Por shumë njerëz nuk e marrin parasysh këtë këshillë dhe konsiderojnë mëngjes një kafe ose një meze të lehtë.

Kjo është një gjë shumë negative, sepse ju e filloni ditën me një deficit energjie. Në mëngjes, duhet të merrni kohë për të ngrënë mëngjes dhe për të ngrënë ushqime me vlera ushqyese. Në këtë mënyrë , ju i jepni trurit dhe trupit tuaj shtysën që i nevojitet për ditën.

Meditoni për 5 minuta

Qetësia që fitohet nga meditimi ndikon drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të stresit, pasi meditimi është frymëmarrja dhe perceptimi i vetes, ndjenja e trupit dhe pastrimi i mendjes.Kur meditoni, përpunoni mendime dhe ndjenja negative ose të rënda që ju destabilizojnë, për pasojë  truri do të jetë më pak i lodhur dhe i ngarkuar se zakonisht.

Rregulloni mjedisin përreth

Pastrimi dhe rregullimi i mjedisit tuaj do të thotë të kujdeseni për punët e vogla të përditshme. Larja e rrobave , pastrimi i enëve, nxjerrja e qenit në shëtitje, etj. Ndonjëherë këto aktivitete mund të jenë problem nëse nuk bëhen në kohë. Prandaj, është më mirë t’i kryeni ato herët gjatë ditës.

 Bëni një plan

Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij plani është se ju ndihmon të shmangni stresin. Na bën të mos mendojmë se çfarë duhet të bëni dhe në çfarë rendi . Kështu që ju duhet të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë ose të shpenzoni shumë kohë për gjëra të parëndësishme. Prandaj, sekreti i një plani të mirë është të dini se si t’i jepni përparësi

M.T//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër