Filmi i Pecanit sipas librit të
Kongolit së shpejti në Kinema

Filmi i Pecanit sipas librit të<br />Kongolit së shpejti në Kinema
Filmi i fundit i regjisori Spartak Pecani, “Ada” pritet të shfaqet së shpejti premierë në kinematë e kryeqytetit. “Ada” është një film me skenar të Matt Maude, bazuar në romanin e shkrimtarit Fatos Kongoli “Te porta e Shën Pjetrit”. Fabula e filmit është devijuar nga nënteksti i veprës së shkrimtarit Fatos Kongoli, duke i zhvendosur ngjarjet në ditët e sotme. Në rrjedhën e filmit të intrigon një subjekt që zhvillohet mes lojës psikologjike dhe trillerit. Filmi do të shfaqet premierë nga data 1-10 nëntor në kinema “Millenium” në Tiranë.

Aktorët e filmit janë përzgjedhur mes emrave më të njohur të kinemasë së Shqipërisë e të Kosovës; Ndriçim Xhepa, Elvira Diamanti, Enver Petrovci, Reshat Arbana, Afrim Muçaj dhe Ilirjana Blakaj që interpreton dhe personazhin kryesor në film, vajzën me emrin Ada Ndreu, e cila është akuzuar për dy vrasje. Ada akuzohet për vrasje të dyfishtë. Duart e saj janë të prangosura dhe hetuesi përpiqet të gjejë arsyet e këtij krimi. Dosja që inspektori ka mbi tryezë ka prova solide; armë në dorë, dhomat bosh, gjak në mur. Gjithë ngjarja zbërthehet brenda asaj dhomë hetuesie. Dy pyetje duhet të marrin përgjigje. Pse? dhe  Si? Ky koproduksion shqiptaro-anglezo-kosovar është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe dy kompanitë filmike “Left Eye Blind” dhe “Concordia Pictures”
 
Shkrimi u publikua sot (24.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie