Filmi “Streha mes reve” në 100 kinema gjermane (VIDEO)

Në një fshat të thellë në Veri të Shqipërisë banorët ndajnë mes tyre një xhami-kishë të përbashkët. Feja, familja dhe dashuria, këto janë tema të trajtuara në filmin “Streha mes reve” me regji të Robert Budinës që publiku gjerman do të ketë mundësinë, që përreth një muaji t’i prekë nga afër në 100 kinema. Në qendër të filmit “Streha mes reve” është Besniku (Arben Bajraktaraj) jeton në këtë mal të  thepisur së bashku me familjen e tij. Por, bota e tij është vetmia e tij, që e gjen në kishën-xhami, edhe mes dhive

 “Është një iniciativë e distributorit gjerman, që edhe kinema të mira nga vende të vogla mund të arrijnë sukses. Distributori ka ndërmarrë një fushatë marketingu për ta shfaqur filmin në Gjermani. Aktualisht jemi në 100 salla në të gjithë Gjermanin. Prezantimi nis në 5 shtator në një festival afër Mynihut. Pastaj do të nisë në ditët në vijim. Nga data 14-19-22 do të shëtisë në tre katër qytete për të prezantuar filmin, edhe për të rënë në kontakt me audiencën gjermane nga 19 shtatori do të dalë filmi në të gjitha kinematë në qytete të ndryshme të Gjermanisë”, shprehet regjisori Robert Budina.

Për regjisorin prezantimi i filmit shqiptar në kinematë Gjermane është një arritje e madhe për  kinematografinë tonë.

“Kjo i shton shumë kinemasë sonë, sepse do të thotë që filmat e mirë nga vendet e vegjël kanë mundësi të njëjta nga ato që kanë vende të konsoliduara në kinema. Audienca e merr kinemanë shqiptare në mënyrë direkte, edhe kështu shtohen radhët e njerëzve që ndjekin filmin indipendent edhe nga vende të vogla siç është Shqipëria”, thotë regjisori.

Ndërsa, ajo që është e rëndësishme nga ky prezantim është se nëse filmi do të arrijë mbi 20 mijë spektatorë atëherë projekti i ardhshëm Budinës do të financohet prej tyre.

“Ajo që është shumë e rëndësishme është se nëse ne arrijmë që të bëjmë në këto salla pak më shumë se 20 mijë spektatorë, projekti i ardhshëm financohet automatikisht nga Gjermania. Unë e kam përgatit pjesën e trajtimit të filmit të ardhshëm edhe e kam çuar në shumë makete për financim”, shprehet ai.

Filmi do të prezantohet në të gjitha kinematë gjermane nga data 19 shtator.

 

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ArTan: 02/09/2019 17:46

    Te vjen keq te flasesh keq per nje sektor te pazhvilliar, por filmi eshte subjekt i vjedhur dhe regjisori injorant dhe i kompromentuar! Kete subjekt e pashe para pak kohe ketej.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)