Filmi 'Streha mes reve' në Estoni, regjisori Budina: Arti e çon Shqipërinë shumë larg, politika nuk e bën dot

"Si mund ta duam ne Zotin, kur nuk duam njerëzit e familjes?”. Një mesazh universal, që i përket kujtdo, është në qendër të filmit “Streha mes reve” me regji të Robert Budinës, që në datë 28 nëntor ka premierën botërore në Festivalin e Filmit të kategorisë A, Tallinn Black Nights në Estoni. Regjisori e konsideron këtë përfaqësim të Shqipërisë një arritje të jashtëzakonshme, jo vetëm sepse festivali ndiqet nga 1.1 miliard njerëz në botë, por sepse do të prezantohet në ditën e Pavarësisë. Budina flet për subjektin e filmit që është xhiruar në Veri të vendit. 

“Bashkëjetesa fetare është thjesht një backraund, është vënë me qëllim për të prezantuar një vlerë të shoqërisë shqiptare. Ndërsa, në brendësi trajtohet një dramë sociale për të përcjell një mesazh shumë të thjeshtë, që nuk është feja ajo që i përçan njerëzit, por janë interesa të ndryshme që e përdorin fenë për interesa të vogla”. 

Robert Budina, regjisor  

Protagonist në këtë film Budina ka përzgjedhur aktorin e njohur Arben Bajraktaraj. 

Arbeni është një fytyrë që përfaqëson atë zonë, është nga ajo zonë edhe në rini të vet ka qenë bari. Ka emigruar shumë i vogël edhe jeta e tij ka proceduar si një përrallë. Zgjodha Arbenin, sepse unë doja që të bëja një film në dialektin e gegnishtes. Jam i mrekulluar nga ky dialekt, që me pak fjalë t’i flet shumë. Të gjitha këto Arbeni mi përmblidhte shumë mirë. Jam shumë i lumtur, sepse ai duhet që të luajë një traumë psikologjike edhe nuk është e lehtë që ta bësh këtë me pak fjalë. Por e kisha vënë re se në filmin “Harry Potter” dhe “Taken”,  që kishte një plastikë të jashtëzakonshme”. 

Robert Budina, regjisor

Çfarë i shtojnë këto prezantime të filmave shqiptarë kinematografisë sonë?

“Vënë në kontakt filmin shqiptar me industrinë e madhe të kinematografisë botërore, veprën e ardhme e ke më të thjeshtë për të gjetur një bashkëproducent. Hap me tej kulturën shqiptare, je prezent në kinematografinë botërore edhe je në hartën e kinemasë. Është shumë e rëndësime që të jesh prezent për të mirëmbajtur industrinë e kinematografisë, pasi duhen edhe lekë nga vendet e tjera. Me një lekë që na jep shteti shqiptar, ne gjejmë edhe katër lekë të tjera, duke e çuar shumë larg emrin e Shqipërisë atë që politika nuk e bën dot. Është industri, punësim dhe ulje e konflikteve sociale”, tha Budina.

Filmi është bashkëprodhim me Rumaninë. Realizimi i tij ka shkuar 500 mijë euro. Ndërsa, nga buxheti gjerman distribucioni mendohet të vejë rreth 200 mijë euro. Filmi do të shfaqet në kinematë gjermane, kineze dhe janë në trantativa me SHBA-n dhe Francën. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)