
PD ka reaguar për rastet e filmimit të votës duke publikuar një imazh nga votimet në Vlorë. Këtë e cilëson shkelje të rëndë si dhe pretendon se tregohet presioni që kanë qytetarët për të votuar për PS.
“Në Vlorë shfaqen rastet e fotografimit të votës dhe publikimi në rrjetet sociale. Në foton e publikuar në fb, qytetari ka treguar publikisht votën për PS. Kjo është një shkelje e rëndë që tregon qartë presionin që kanë qytetarët për të votuar dhe për ta deklaruar votën e tyre. PD denoncon me forcë këtë fenomen dhe apelon institucionet të marrin masa për këtë. Fotografimi i votës është një veprim në kundërshtim me ligjin zgjedhor”, thuhet në reagimin e PD.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet vendore, PD denoncon: Në Dimal administratorët e njësive vendore po firmosin vërtetime për të lejuar votimin familjar! Shkelje e Kodit Zgjedhor








