Zgjedhjet vendore, PD denoncon: Në Dimal administratorët e njësive vendore po firmosin vërtetime për të lejuar votimin familjar! Shkelje e Kodit Zgjedhor

Zgjedhjet vendore, PD denoncon: Në Dimal administratorët e njësive vendore po firmosin vërtetime për të lejuar votimin familjar! Shkelje e Kodit Zgjedhor

Foto ilustruese

Partia Demokratike ka denoncuar në rrjetin e saj social votimet për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Dimalit. PD shkruan se administratorët e njësive vendore të Bashkisë po firmosin vërtetime për shumë qytetarët që të lejojnë votimin familjar. PD thotë se një veprim i tillë është në kundërshtim me ligjin, pasi vërtetimi për votimin familjar, pra në që një person i familjes të votojë për një anëtar të familjes që nuk ka mundësi shëndetësore, duhet të lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor.

Krahas denoncimit, Partia Demokratike ka publikuar edhe një foto në të cilën thotë se është një prej vërtetimeve të lëshuar në njësinë Poshnje.

“Në bashkinë Dimal, administratorët e njësive vendore të Bashkisë, me urdhër të kryetares së bashkisë që kandidon në zgjedhje, po firmosin vërtetime për shumë qytetarë për të lejuar votimin familjar në kundërshtim me kodin zgjedhor. Vërtetimi për votim në emër të dikujt tjetër (në prani të tij) duhet të lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor. Bashkëngjitur dhe vërtetimi i lëshuar në njësinë Poshnje”, shkruan PD.

Të njëjtin denoncim e publikoi edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike për mediat, Mirela Karabina. Dega e Partisë Demokratike në Sarandë në një deklaratë publike u bëri thirrje drejtuesve të institucioneve publike që të heqin dorë nga intimidimi i qytetarëve. PD ka publikuar edhe disa foto ku pretendon se zyrtarët po u bëjnë presion qytetarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:26
Spahia: Ka pasur prezencë të personave me precedentë penal në qendrat e votimit

 

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka denoncuar se ka pasur persona me precedentë penal në qendrat e votimit.

“Kemi pasur njoftime dhe sinjalizime për shumë problematika, prezencë e të personave me rekorde kriminale afër qendrave të votimit, shpreh edhe thirrjen për organet shtetërore që të garantojnë ushtrimin në mënyrë të lirë të votës”, u shpreh Spahia.

Ai përsëriti thirrjet për një votim masiv.

“T’i japim forca, drejt kutive të votimit për të mirën e ardhmes tonë”, tha Spahia.

Ora 16:01
PD: Kemi denoncuar rastet ku PD ka manipuluar procesin e votimit! Apel qytetarëve të votojnë për të ardhmen e tyre

 

Shefja e komunikimit të fushatës së PD, Mirela Karabina u ka bërë apel qytetarëve të votojnë për të ardhmen e tyre. Karabina thotë se PD ka denoncuar çdo rast ku PS ka manipuluar procesin.

“Partia Demokratike po ndjek nga afër të gjithë problematikat që po shfaqen me procesin zgjedhor duke inkurajuar qytetarët që të dalin e të votojnë masivisht në këto orë të mbetura në mënyrë që të vendosin me botën e tyre për të ardhmen.

PD dënon me forcë çdo përpjekje për të manipuluar apo dëmtuar procesin e votimit.

Gjatë ditës në disa zona të vendit kemi denoncuar rastet kur Partia Socialiste ka kryer veprime që synojnë manipulimin e procesit të votimit si në rastin e Dimalit, ku denoncuam kryetaren e bashkisë që po firmos si mjeke ligjore vërtetime për personat me aftësi të kufizuar me qëllim votimin familjar, për të manipuluar votën e qytetarëve.

Po ashtu në bashkinë Finiq në derën e një prej qendrave të votimit po diktohet vota duke intimiduar qytetarët me flet votimit të plotësuara për PS në derën e QV.

Gjithashtu janë vërejtur shumë raste të pranisë se personave të pa aurtorizuar në qëndrat e votimit ku është ushtruar presion dhe intimidim ndaj votuesve, dhe mbi të gjitha problematika e pasijeve të identifikimit elektronik që ka cënuar rëndë procesin e votimit.

Por pavarësisht të gjithë këtyre problematikave ne apelojmë qytetarëty shqiptarë me të drejtë vote që të dalin sa më shumë e të votojnë për veten e tyre, të ardhmen e tyre.

Përtej klimës së tensionit dhe të parregullsive sipas traditës së politikës së vjetër, këto zgjedhje janë për shqiptarët, të cilët sot me pjesëmarrjen e tyre kanë mundësinë ti japin një leksion të shkuarës dhe të hedhim themelet e të ardhmes

Vetëm duke votuar, marrim të ardhmen tonë në dorë.”- tha Karabino/

Ora 15:56
Filmimi i votës, PD: Shkelje e rëndë! Tregon presionin që kanë qytetarët për të votuar e për të deklaruar votën

1684072363_vlore.jpg

PD ka reaguar për rastet e filmimit të votës duke publikuar një imazh nga votimet në Vlorë. Këtë e cilëson shkelje të rëndë si dhe pretendon se tregohet presioni që kanë qytetarët për të votuar për PS.

“Në Vlorë shfaqen rastet e fotografimit të votës dhe publikimi në rrjetet sociale. Në foton e publikuar në fb, qytetari ka treguar publikisht votën për PS. Kjo është një shkelje e rëndë që tregon qartë presionin që kanë qytetarët për të votuar dhe për ta deklaruar votën e tyre. PD denoncon me forcë këtë fenomen dhe apelon institucionet të marrin masa për këtë. Fotografimi i votës është një veprim në kundërshtim me ligjin zgjedhor”, thuhet në reagimin e PD.

Ora 15:52
PD denoncon: Në Vlorë qytetarët publikojnë fletën e votimit ku votojnë PS

1684072363_vlore.jpg

PD ka denoncuar lidhur me fotografimin e procesit të votimit në Vlorë. Në foto duket një qytetar i cili ka votuar Partinë Socialiste dhe e ka fotografuar.

“Në Vlorë shfaqen rastet e fotografimit të votës dhe publikimi në rrjetet sociale. Në foton e publikuar në fb, qytetari ka treguar publikisht votën për PS. Kjo është një shkelje e rëndë që tregon qartë presionin që kanë qytetarët për të votuar dhe për ta deklaruar votën e tyre. PD denoncon me forcë këtë fenomen dhe apelon institucionet të marrin masa për këtë. Fotografimi i votës është një veprim në kundërshtim me ligjin zgjedhor.”- thuhet në denoncimin e PD

Ora 12:14
Dega e PD-së në Sarandë: Drejtuesit e institucioneve publike të heqin dorë urgjentisht nga intimidimi i qytetarëve

Dega e Partisë Demokratike në Sarandë në një deklaratë publike u bën thirrje drejtuesve të institucioneve publike që të heqin dorë nga intimidimi i qytetarëve. PD ka publikuar edhe disa foto ku pretendon se zyrtarët po u bëjnë presion qytetarëve.

‘Hiqni dorë urgjentisht nga intimidimi i qytetarëve jashtë qendrave të votimi. Lejini të lirë banorët e Sarandës e Ksamilit të votojnë. Bashkëqytetarët tanë janë te zgjuar mjaftueshëm e të vetëdijshëm se cila është alternativa që i përfaqëson ata. Boll jeni pasuruar në kurriz të tyre, ata nuk janë si ju, pronarë hotelesh e ndërtues pallatesh, zaptues tokash e pronash publike. Ju njohin shumë mirë, e dinë se çfarë përfaqësoni e çfarë kërkoni të merrni nga Bashkia. Ata janë qytetarë të lirë dhe si të tillë e duan të çliruar atë institucion nga kthetrat e mafies së pronave që kërkon ta zaptojë.  Ju garantojmë se ju njohim emër për emër ju intimidues, ua dimë bëmat dhe mendësitë.  Boll më! Blendi Klosi me bandat e tij do të largohet nesër, ndërsa ju do të jetoni sërish me bashkëqytetarët tuaj.  Mos u bëni bashkëfajtor në krim, hiqni dorë sa nuk është vonë!’- thuhet në deklaratën e PD-së.

Ora 11:10
Deputeti Arbi Agalliu: Në disa qendra votimi ku është në avantazh PD s’punon pajisja e identifikimit elektronik! S’besoj se është rastësi

 

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu nga Vlora ka tha se në shumë qendra votimi ku është në avantazh PD-ja nuk po punon pajisja e verifikimit elektronik.

‘Qytetarët besoj se dot t’i japin mesazhin e duhur këtij regjimi. Jam këtu për të bërë denoncimin publik për mos funksionimin e shumë pajisjeve të identifikimit elektronik. Nisur nga fakti i bashkisë Finiq, ku mbi gjysmat e qendrave të votimit mbi të cilat kandidati i PD-së ka avantazh nuk punojnë pajisjet e verifikimit elektronik. Nuk besoj se është rastësi. Kemi kërkuar që të bëhet identifikimi në mënyrë manuale. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KQZ-në që ta shmangim këtë problem. Duan atë minojnë votën e shqiptarëve. Gjej momentin të bëj thirrje që qytetarët vlonjatë të dalin dhe të votojnë.'- tha Agalliu.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin