Ky është një filmim misterioz që tregon ‘një flotë me disqe fluturuese’ që fluturojnë mbi kufirin amerikano-meksikan. Por video u zhduk nga interneti pak momente pasi u publikua.
 
Në filmimin 14 minuta shfaqen 7-8 drita të forta të cilat lëvizin me shpejtësi, mbi një nga pikat e kontrollit më aktive në Tijuana, të Meksikos.
 
Punonjësit në dogana u habitën aq shumë nga këto objekte lëvizëse, sa lanë punën e tyre dhe nisën që të filmonin UFO-t.
 
Por dhe makinat ndaluan dhe shoferët ngritën sytë lart. Video u hodh në internet, por pas 30 mijë shikimeve u zhduk në mënyrë të habitshme.