Filmoi protestat në Francë, polici godet 26-vjeçarin me shkop në organin gjenital, të gjithë presin ngritjen e padisë pasi video u bë virale

Filmoi protestat në Francë, polici godet 26-vjeçarin me shkop në organin gjenital, të gjithë presin ngritjen e padisë pasi video u bë virale

Pamje nga protesta në Francë

Një burrë 26-vjeç thotë se ishte duke filmuar protestat në Paris kundër reformave të pensionit, kur një polic e goditi me shkop në organin gjenital dhe i ka lënë pasoja. Ai madje do ngrejë padi për këtë veprim të policëve dhe e ka të faktuar me anë të xhirimeve që po bëjnë xhiron në rrjet.

Dëmtimi që ka marrë i ka detyruar mjekët t’ia amputojnë njërin testikul që ta shpëtojnë.Burri i identifikuar nga mediat franceze si Ivan S., ka ngritur padi kundër policisë pariziene, nën akuzën për përdorim të tepruar të forcës. E përditshmja franceze Liberation ka identifikuar burrin si 26-vjeçarin me profesion inxhinier në një kompani të madhe franceze, i cili kishte dalë në demonstrata kundër sistemit të reformave pensionale.

Rreth një milion njerëz morën pjesë në demonstratat në mbarë Francën, kurse të paktën 80 mijë morën pjesë në tubimin më të madh në Paris. Ata demonstruan kundër planit të presidentit francez Emmanuel Macron, që synonte të rriste pragun e moshës për të dalë në pension. Burri tha se policia fillimisht e kishte rrëzuar në tokë derisa po filmonte demonstratën. Me të patur kontakt me tokën, një polic i ishte vërsul duke e goditur me shkop në testikuj.

 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë