Finalissima/ Spanjë - Argjentinë, mësohet vendi dhe koha kur do të luhet finalja e madhe
Lionel Messi dhe Lamine Yamal
Mbrëmjen e së dielës Spanja festoi fitimin e trofeut të Euro 2024 duke mposhtur Anglinë 2-1. Pak orë më pas, Argjentina triumfoi edhe në aktin e fundit të Copa Americas falë golit të shënuar nga sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në pjesën e dytë të shtesës.
Do të jenë pikërisht Spanja dhe Argjentina skuadrat që do të garojnë në të ashtuquajturën “Finalissima”, e njohur ndryshe si Kupa e Kampionëve CONMEBOL-UEFA.
Qershor 2025, data e mundshme
Qershori 2025 pritet të jetë muaji kur do të luhet Finalissima, gjithmonë nëse Spanja nuk arrin në fazën finale të Ligës së Kombeve.
Formula e turneut është e thjeshtë. Luhet në një ndeshje të vetme 90 minutëshe. Nuk ka kohë shtesë, ndaj nëse dueli barazohet në fund të kohës së rregullt, shkon direkt në penallti.
Vite më parë, UEFA dhe CONMEBOL krijuan një turne në formën e Kupës Ndërkontinentale të Klubeve, në të cilin fituesi i Europianit dhe fituesi i Kupës së Amerikës u përballën në një ndeshje të vetme, e cila përcaktoi fituesin e të ashtuquajturit "Finalissima'.
Ndeshja u luajt tre vite më parë me Italinë si kampione e Evropës që u përball me Argjentinën, me amerikano-jugorët që fituan trofeun.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:
-
Shumë
93.1%
-
Pak
6.5%
-
Mjaftojnë
0.4%
Vota total: 39534
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Fituan trofeun, de la Fuente: Yamal dhe Williams i sjellin gëzim futbollit, me fat që i kemi
15 Korrik, 13:45
-
Euro 2024/ Këpuca e Artë ‘thërrmohet’ në gjashtë pjesë
15 Korrik, 11:08
-
Euro 2024/ Nedim Bajrami shënon emrin me gërma të arta, njihuni me rekordet e 'Gjermani 24'! Yamal ul 'nga froni' Pelenë
15 Korrik, 10:27
-
Euro 2024/ Festa speciale e Spanjës, Yamal dhe Williams 'tërbohen' në fushë dhe dhomat e zhveshjes (VIDEO)
15 Korrik, 10:04
-
Incidente, shtyrje dhe spektakël! Argjentina mposht 1-0 Kolumbinë në shtesë dhe fiton Kupën e Amerikës
15 Korrik, 09:22
-
Finalja e Evropianit/ Spanja mund të vendosë rekorde të frikshme, Anglia do suksesin historik! Detajet e Berlinit
14 Korrik, 13:00
-
Euro 2024/ Të gjithë me sytë nga Berlini, formacionet e mundshme të finales Spanjë - Angli! Rikthime dhe dyshime
12 Korrik, 22:51
-
Euro 2024/ Superkompjuteri dhe Inteligjenca Artificiale zgjedhin fituesin e Europianit
12 Korrik, 18:12
-
VIDEO/ Çudira në Kupën e Amerikës, presidenti i federatës së Argjentinës merr asistent për t'i fshirë djersët
11 Korrik, 16:02
-
Euro 2024/ Finale mbretërore në Berlin, gjithçka duhet të dini për përballjen Spanjë - Angli
11 Korrik, 09:36
-
Euro 2024/ U dëmtua në fundin e ndeshjes nga roja i sigurisë, Morata del nga fusha duke çaluar
10 Korrik, 18:28
-
VIDEO/ Argjentina fiton 2-0 kundër Kanadasë dhe shkon në finalen e Kupës së Amerikës! Messi vendos rekord
10 Korrik, 17:21
Finalen midis Spanjēs e Argentinien e fiton Argjentina e sigurt.
Përgjigju