Finaliziohet drafti i reformës në drejtësi, pa praninë e opozitës. Ekspertët e komisionit të posaçëm, pas një mbledhjeje prej pothuasje 4 orësh i kanë dhënë dorën e fundit këtij drafti, mbrëmjen e së enjtes.
 
Dy kapitujt e fundit të diskutuara ishin ai për Prokurorinë e Përgjithshme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Drafti ishte një përshtatje të atij të miratuar më parë nga komisioni i reformës dhe i përshtatur me Rekomandimet e Komisionit të Venecias.
 
Puna për të nisi që prej datës 29 dhjetor. Të premten drafti do t’i kalojë kryetarit të komisionit të posaçëm të reformës, Fatmir Xhafaj. Më pas ai do të vendosë nëse drafti do të kalojë direkt në Komisionin e Venecias apo do t’i nënshtrohet më parë negociatave politike.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)