Finalizohet procesi i dorëzimit të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, ‘Associated Press’: Facebook thirrje partive të tregohen transparent me reklamat politike
Kreu i PD-së, Kryetarja e LSI-së dhe Kryeministri Edi rama
Ditën e djeshme është finalizuar procesi i dorëzimit të listave të kandidatëve, që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare më 25 prill nga secila parti politike.
Sipas “Associated Press”, rrjeti social Facebook i ka bërë thirrje partive në vend që të tregohen transparent, për mënyrën se si ata financojnë reklamat e tyre politike, për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen muajin e ardhshëm.
Një deklaratë nga Facebook, tha se duke filluar nga e enjtja, të gjitha reklamat elektorale dhe politike në Shqipëri, duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar si dhe të posedojnë faturën për provë.
“Associated Press” shkruan se për shkak të pandemisë së COVID-19, një rol të rëndësishëm do të ketë fushata elektorale online.
Që prej vitit 2019 “Facebook” ka vënë në dispozicion globalisht mjetet e tij të transparencës së reklamave dhe përmes tyre bëhen të autorizuar për të shfaqur reklama politike.
Zgjedhjet e Shqipërisë post-komuniste gjithmonë janë kontestuar dhe shpesh janë dëmtuar gjatë fushatës dhe ditës së votimit, duke përfshirë edhe pretendime për blerjen e votave, si dhe manipulimin e numërimit të tyre.
Një raport i mirë nga vëzhguesit ndërkombëtarë mbi zgjedhjet do të jetë një kusht kryesor që Shqipëria të fillojë negociatat e plota me Bashkimin Evropian.
Vitin e kaluar BE dhe dritën jeshile por ende nuk është caktuar një datë fikse për fillimin e bisedimeve.
Shqipëria është anëtare e NATO-S prej vitit 2009.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Monika Kryemadhi përdor postimin e Miranda Rirës për t'i shfaqur mbështetjen Ilir Metës: Me ty në çdo hap dhe sfidë!
12 Mars, 17:51
-
Të moshuarit 'mbysin' vetminë me rrjetet sociale! 75- vjeçarja për Report Tv: Facebook e përdor shumë, flas me fëmijët
9 Mars, 19:17
-
Gjykatësi vendos kundër agjencisë 'Associated Press' në përballjen me Shtëpinë e Bardhë
25 Shkurt, 16:32
-
SPAK e Prokuroria heton krimet zgjedhore, Rama: Po survejohen partitë, të ndalet menjëherë! S'mund të cënohen të drejtat e qeverisë, t'i bëhet trysni administratës! Uroj të jetë lajthitje e momentit
20 Shkurt, 08:38
-
Vijojnë punimet në rrugën strategjike Shirokë-Zogaj, do lidhë vendin me Malin e Zi dhe e kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit (VIDEO)
14 Shkurt, 08:16
-
Sondazhi për Tiranën/ Zaloshnja: PS merr 19 mandate, epërsi me votën e diasporës! PD dy deputetë më pak se në 2021
5 Shkurt, 14:59
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni i Ekonomisë miraton fondin 150 mln lekë për partitë, rritet me 20 mln lekë më shumë se në 2021
28 Janar, 13:24
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
'T’ka ik hunda shtrembër, mos fol për drogë...!', Rama i përgjigjet komentuesit: Ma thyen njerëzit e katran Berishës se i kërkova dorëheqjen! (VIDEO)
12 Janar, 17:00
-
Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram
8 Janar, 17:12
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Zuckerberg: Jo më verifikim faktesh në FB dhe Instagram
8 Janar, 08:13