Në intervistën që Edi Rama ka dhënë për Rudina Xhungën, ka një pjesë kur flet për Ilir Metën si një talent politik i veçantë.
Në të vërtetë Ilir Meta ka qenë një talent, një fenomen, jo më kot arriti të marrë si me magji të gjithë postet e larta të shtetit shqiptar.
Megjithatë, politika shqiptare është një terren abraziv ku talentet, jo gjithmonë kanë mundësi të ecin përpara, përkundrazi, janë penguar në momentet e para të tyre.
Fuqia e figurave politike, normalisht edhe ato me talente, kanë bërë që të skartojnë, dëmtojnë, sulmojnë e shkatërrojnë karrierën e talenteve
Meqë lojën e hapi Edi Rama, e meqë po flitet për të majtën, nuk është keq që të bëhet një paralelizëm i talenteve që i referohet Edi Rama.
Të jesh kryeministër i një vendi më moshën 30 vjeçare, është një fat i madh në radhë të parë, siç mund të jetë edhe një fatkeqësi.
Por në historinë politikë të Shqipërisë ku ka shumë kryeministra kaq të rinj, fatkeqësitë u kanë ardhur më pas.
Megjithatë tema janë talentet politike, përkatësisht në të majtën që drejton Edi Rama. Meqë ai e përmendi, emra ka shumë, madje njerëz të arritur në jetë, familjarisht e shkencërisht edhe pse të rinj. Por politika është mesele tjetër.
Çfarë është politika si talent? Një talent politik është një personazh që është popullor në komunitetin e tij. Kaq e thjeshtë është. Edi Rama përmendi Ilir Metën, por talenti politik në Partinë Socialiste e ka emrin Gramoz Ruçi.
I larguar nga politika me vullnetin e tij, por popullor që në momentin e parë deri në të fundmin e tij. Një mësues i biologjisë në Tepelenë që arriti të bëhet drejtues politik I PPSH-së në kohën më të urryer të saj, u kthye në një nga njerëzit më popullor të zonës së tij.
Sepse shfrtytëzoi pushtetin politik për të ndihmuar me të drejta studimi ata që në atë kohë quheshin të “prekur politikisht”. Akt politik që e bëri Gramoz Ruçin të respektuar nga një grup që nuk ishin të dashur me partinë e tij, por që e vlerësuan përpjekjen e tij, duke mos e harruar kurrë. Më pas Ruçi ngjitin karrierën, nga ministër drejtues i lartë i PS-së për vite me radhë deri kryetar i Kuvendit.
Një politikan ka vetëm një termometër që e mat temperaturën e tij; është fitues apo humbës?
Gramoz Ruçi është I njohur në duelin politik me Sali Berishën, në netët e tensionuara elektorale të fundit të shekullit të 20 dhe fillim vitit të 21-shit, ku kreu I PD-së shpallte i pari fitoren në të gjithë Shqipërinë, pa dhënë natyrisht asnjë të dhënë elektorale, më pas dilte Ruçi dhe e squllte Sali Berishën totalisht duke sjellë të dhant nga qendrat e votimit. Ky pozicion, sidomos edhe nga mënyra se si u përcillte në public e krheu Gramoz Ruçinn ë një legjendë në sytë e socialistëve dhe elektoratit të majtë. Pastaj karriera vijoi gjatë dhe intensivisht, deri tek kreu i Kuvendit, ku Gramoz Ruçi ishte antiteza e Ilir Metës që e konsideronte Berishën si “dobësia” e tij. Janë mitike debatet e Ruçit kur drejtonte Kuvendin me rivalin politik që tentoi ta arrestonte vite më parë. Sot Ruçi është jashtë politikës me vullnetin e tij, kur arriti jo vetëm pika të rëndësishme, por edhe respect nga kundërshtarët. Pse iku Gramoz Ruçi nga politika? Një politikan largohet kur humbet, por ky nuk është rasti. Ai u tërheq për të dhënë një mesazh për ndryshimin e statusquosë? Si mund të ishte statusquo një person që nuk kishte qenë asnjëherë ministër? Sot mund të thihet se kjo ikje, me vullnetin e tij, ishte një sforcim, por që në realitet nuk zgjidhi asgjë dhe e varfëroi mjedisin politik të së majtës.
Një tjetër talent politik, që sot mund të demostrohet është Shaqir Vukaj. Inxhinier, diplomat, pjestar I një familjeje që ka marrë pjesë në Luftën Nacional Çlirimtare, ku ka edhe dëshnorët e saj. Socialist 24 karatësh. Në 1991, kohën më të keqe të mundshme merr drejtimin e themelimit të Partisë Socialiste të Shkodrës. E bën, duke afruar emrat më të njohur të intelektualëve të së majtës dhe arrin që të japë një imazh të socialistëve shkodranë që sot, ata që kanë në dorë pushtetin në Shkodër, duke nisur nga Benet Beci, janë komof se kanë brandin që vulosi Shaqir Vukaj.
Një politikan që ashtu si Ruçi kishte verb, oratori të spikatur, si dhe një sens skuadre, komuniteti dhe një karizëm në komunitetin e tij. Vukaj u bë nënkryetar I Kuvendit pikërisht prej popullaritetit të tij si socialist Shkodran që me Pjetër Arbnorin I dha Parlamentit të 1992, një fytyrë më demokratike përtej pasqyrës që Sali Berisha e theu që në fillim. Vukaj u kthye në tmerrin e 1997 si ministër I Mbrojtes, duke e ringiritur ushtrinë e shkatërruar dhe që ngriti bazat më pas që ajo të kthehet edhe një faktor në luftën e Kosovës më pas.
Vukaj ishte një politikan në ngritje, por PS e shkarkoi në kulmin e popullaritetit të tij, edhe pse e shikonte që talenti I saj, që mund të bëje një lider kombëtar. Vukaj u emërua diplomat, detyre që e kreu në mënyrë perfekte në Rusi, Çeki etj, por ai ishte një talent politik që karrierën ja ndërprenë.
Elmaz Lala ishte një mësues që arriti të bëhet shefi i arsimit në rrethin e Dibrës në vitet e fundit të komunismit. Lala, këtë rol politik, që ishte edhe profesional e shfrytëzoi duke rritur hapësirën e njerëzve që kishin akses në arsim në një diktaturë. Ç’ka e bëri atë një personazh shumë popullor në të gjithë Dibrën. Në 1991, kur u rrëzua sistemi komunist, Elmaz Lala merr drejtimin e Partisë Socialiste të Dibrës. Një ktyeq i rëndë që kishte mallkimet e një historie me shumë probleme. Por jo për Elmazin, I cili ishte një talent në kuptimin e plotë të fjalës, sa edhe kur I kërkohet që të propozojë një drejtues për qeverisjen lokale të Dibrës, zgjedh me një mençuri të paparë një sozie të Sali Berishës. I cili ndryshe nga Presidenti I kohës, që I ngjante totalisht ishte një person jo toksik. Lala, arriti të fitojë bashkinë e Peshkopisë, dhe shumicën e komunave në korrikun e 1992, kur Safet Zhulali dhe Bahskim Gazidede ishin ajka e pushtetit politik të pushtetit të kohës.
Një vit më pas, priti Fatos Nanon në Peshkopi kur donin ta vrisnin dhe e shmangu me finesë, por ai nuk u propozua as si deputet I Dibrës. Punoi në profesionin e vet pra në fushën e arsimit gjatë qeverisjes së PS-së, por talentin politik ja bllokuan. Sipas të gjitha gjasave, Lala mund të ishte sot jo vetëm kreu politik I padiskutueshëm në Dibër, por edhe në Partinë Socialiste nuk kishte shumë që e konkurronin në verb e talent. Po nuk i lanë.
Lista është e gjatë, ka ndoshta edhe shumë të tjerë, por nëse flasim për talente duhet parë epilogu e jo prologu...












Komente
Komento